Me fillimin e Vitit të Ri ne bëhemi të vetëdijshëm se e kemi tepruar pak përgjatë festave me sheqernat, yndyrat, të skuqurat, alkoolin.
Është koha t’i kthehemi dietës së shëndetshme, dhe për këtë na ndihmojnë këshillat e nutricionistes.
“Zakonisht ndodh që dita nis sërish me përshesh, por sugjeroj që ditën ta nisim me një lëng frutash ku të përmbajë xhinxher, argjinare, gjysmë limoni, mollë dhe ananas. Të gjitha këto produkte pastrojnë mëlçinë, kanë dhe veti shfryrëse për shkak se në ato ditë ndihemi në gjendje sikur kemi marrë shumë kile. Pas një smoothie jemi gati për të ngrënë qoftë një sup apo një proteinë tjetër, mish apo peshk, kombinuar me perime. Por kombimimet proteinë-proteinë, apo dy karbohidrate, janë kombinime të gabuara se ndikojnë në rritjen shumë të yndyrës dhe të kalorive.”, shprehet Arlinda Garuci nutricioniste.
Kur thoni jo dy karbohidrate bashkë, çfarë nënkupton kjo?
“Mund të konsumojmë një supë me perime, pastaj përsheshin me gjelin e detit. Nëse ne konsumojnë si pjatë të para makarona apo oriz dhe pastaj gjelin e detit, kjo e bën një mbingarkesë për organizmin.”, shprehet Garuci.
Në këto ditë të para të Vitit të ri kur ndihmi të mbingopur dhe mbipeshë, çfarë rekomandoni?
“Janë ditë sedentare që ndikojnë në kilet e tepërta qoftë edhe në punimin e metabolizmit. E mira është të kombinojmë edhe ndonjë ecje, sikur edhe 30 minuta ecje në ditë do na bënte mirë.”, thekon nutricionistja.
Top Channel