05/01 10:34
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, përmes një videomesazhi në rrjetin social “Facebook”, akuzon kryeministrin Edi Rama për ‘urrejtje ndaj rrjeteve sociale’.
“Lufta e Ramës me rrjetet sociale është si lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës”, shprehet Berisha.
“Edi Rama përsëri shpërtheu në urrejtje kundër mediave sociale. Ai u tha shqiptarëve se ju bukë nuk keni dhe ‘Facebook’ keni. Domethënë, problemi i tij nuk ishte se nuk kishin bukë shqiptarët, problemi i madh ishte ‘Facebook-u’ i tyre, me të cilin ata e kritikojnë dhe këtë ai s’e duron dot, por lufta me rrjetet sociale e Edi Ramës është lufta e Don Kishotit me mullinjtë e erës. Ai do e humbasë këtë betejë”.
Top Channel