Xiong’an, mega projekti i presidentit kinez, Xi Jinping i ndërtuar rreth 70 milje larg Pekinit për të ndaluar mbipopullimin e kryeqytetit.
Xiong’an mund të jetë një “qytet model në historinë e zhvillimit njerëzor”, siç thonë tekstet promovuese, por ka shumë pak njerëz në rrugët e tij. Pse ndodh kjo?
Trafiku nuk është problem dhe kjo është pjesërisht për shkak të efikasitetit të planifikimit futuristik (të ardhmes) të qytetit të Xiong’an-it, rrjeteve të tij të kabllove me fibra optike të groposura nën tokë, që operojnë gjithçka, nga sistemet e njohjes së fytyrës deri te makinat auto-pilot. Ose thjesht mund të jetë se ka shumë pak popullsi.
Kjo pa dyshim do të ndodhë kur kompanitë shtetërore dhe institutet shkencore që Xi ka urdhëruar të zhvendosen këtu. Nëse ata do mund t’i bindin punonjësit e tyre që të lëvizin në Xiong’an me ta, është një çështje tjetër.
E pyetur për të përshkruar jetën e saj shoqërore, një grua e re e dërguar atje nga punëdhënësi e përmblodhi atë me një fjalë “E mërzitshme”.
“Nuk ka shumë jetë sociale. Të gjithë të rinjtë punojnë jashtë orarit dhe nuk ka shumë mundësi për kohë të lirë apo shoqërim. Sa i përket gjetjes së një të dashuri, do të duhet të mjaftosh vetëm me shpresën që miqtë të sigurojnë”, tha gruaja.
Xiong’an u linçua me iniciativën personale të Xi si një mega-projekt urban në vitin 2017.
Tani ai po përpiqet të qetësojë investitorët dhe qytetarët e Kinës për 85 miliardë dollarë nga paratë e të cilëve janë shpenzuar për këtë vend, duke thënë se është më shumë se një qytet fantazmë dhe se nuk do të lihet pas.
Autoritetet kanë njoftuar një sistem të ri të menaxhimit të qytetit, një përpjekje e dukshme për të injektuar rigorozitet organizativ të stilit Xi në zhvillim. Ai do të përbëhet nga katër komitete rrethi dhe 21 departamente bashkiake, të gjitha nën kompetencën e 25 agjencive qeveritare, njoftoi një samit në Xiong’an.
Xiong’an u ndërtua si një përgjigje ndaj një problemi global: rritja e madhe e popullsisë së qyteteve të mëdha, ndërsa njerëzit u dyndën nga i gjithë vendi drejt rrugëve të shtruara me ar të Pekinit dhe metropoleve të tjera.
Siç kanë theksuar prej kohësh gjeografët dhe historianët urbanë, Pekini nuk është në një vend shumë të arsyeshëm për një kryeqytet. I mungon uji i ëmbël dhe qasja në det, dhe shtrirja e maleve në veri ka një efekt të veçantë klimatik, të njohur për të gjithë banorët, i cili përmbys temperaturat e ajrit dhe bllokon smogun për të cilin qyteti dikur ishte i famshëm.
Xiong’an, 70 milje në jug, jo vetëm që do t’i zgjidhte këto probleme, por do të ishte një vitrinë për teorinë e qeverisjes së Xi: se shkenca dhe teknologjia mund të përdoren për të ndërtuar një “mënyrë të tretë” të jetesës, midis dy ekstremeve, modës së vjetër të komunizmit dhe kapitalizmit të stilit amerikan.
Në kontrast me teoritë e zhvillimit “të lirë për të gjithë” të Deng dhe Mao-s, Xiong’an është një projekt elitar me vetëdije, kushtuar një prej sloganeve të tjera të Xi, “forcave prodhuese të cilësisë së lartë”. Kjo do të thotë se nuk ka fabrika të produkteve të konsumi të prodhuara në masë, vetëm kompani ekologjike, dixhitale dhe të tjera të teknologjisë së fundit.
Departamentet e mëdha qeveritare do të pritet gjithashtu të zhvendosen këtu, kur faza kryesore e ndërtimit të përfundojë në vitin 2035. Disa ndërmarrje shtetërore, duke përfshirë China Satellite Network Corporation dhe China National Chemical Corporation kanë zhvendosur selitë e tyre ose janë në proces zhvendosje.
Nëntë universiteteve u është thënë se do të duhet të lëvizin ose të hapin degë, duke përfshirë Universitetin e Shkencës dhe Teknologjisë të Pekinit, Universitetin e Gjeoshkencave të Kinës dhe Universitetin e Aeronautikës dhe Astronautikës së Pekinit.
Shkollat dhe spitalet kryesore të Pekinit po hapin gjithashtu degë, duke përfshirë Kolegjin Mjekësor të Unionit të Pekinit dhe Shkollën e Mesme Numër 4.
Banorët jo vetëm që do të punojnë në llojin e preferuar të institucionit të Xi, por do të jetojnë edhe në stilin e tij të preferuar. Presidenti ka një neveri ndaj ndërtesave gjigande dhe imponimeve të tjera “jo-kineze” të botës së jashtme, kështu që ndërtesat, sistemet rrugore dhe objektet e Xiong’an do të jenë të stilit Goldilocks: jo shumë të gjatë, jo shumë të shkurtër. Blloqet e apartamenteve janë drejtkëndëshe dhe të papërshtatshme.
Në përpjekje për të parandaluar blerjen e pronave nga një person, askush nuk do të lejohet të blejë një banesë dhe më pas të mos jetojë në të.
Top Channel