Në pikën e kalimit kufitar të Kakavijës ka nisur të ndihet largimi i emigrantëve që festuan me familjet ndërrimin e viteve.

Përgjatë 24 orëve të fundit, kanë dalë nga Shqipëria rreth 6700 shtetas, ndërsa kanë hyrë 2800 të tjerë. Aktualisht policia shqiptare është duke e përballuar fluksin e largimeve me 4 sportele në dalje dhe 2 në hyrje ndërsa policia greke ka 3 sportele në hyrje dhe 2 në dalje. Përgjatë ditëve të para të vitit qarkullimi përmes Kakavijës ka qenë i lartë dhe koha e pritjes në radhë ka qenë mesatarisht rreth 40 minuta në segmentet e pikut orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes.

Që prej mesit të muajit dhjetor kanë hyrë në Shqipëri prej Kakavijës gati 100 mijë qytetarë një numër disi më i lartë se vitet e kaluara. Gjatë dhjetorit u deshën shumë takime dypalëshe për të lehtësuar lëvizjen në të dy anët e kufirit. Megjithatë pati ditë kur koha e pritjes në rradhë i kaloi të 2 orët.

Fluksi në dalje pritet të kulmojë në fundjavë pasi për shumicën e të punësuarve në sektorin privat puna në Greqi pritet të rifillojë të hënën. Ritmi do të vijojë të ngelet i lartë në dalje edhe prej pikave kufitare të Qafë-Botës, Sopikut dhe Tri Urave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA