I riu në foto është Zikjan Lela, që u vodhi celularin dy vëllezërve në Shkodër dhe më pas i mashtroi, duke u thënë se do t’ua kthente në këmbim të parave.

Top Channel mëson se 32-vjeçari u kap duke bërë gati çantën, për t’u larguar drejt Tiranës. Ai akuzohet se vendoste ‘gjoba’ në qytetin e Shkodrës.

Po ashtu, dy vëllezërit që ranë pre e mashtrimit të tij, pretendojnë se Lela i ka kërcënuar me pistoletë, por deri më tani, policia nuk ka gjetur armë zjarri.

Ndërkohë, efektivët kanë gjetur dhe sekuestruar shumën e parave dhe celularin që ky shtetas u mori dy vëllezërve. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprat penale “Vjedhja” dhe “Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA