Bleu heshtjen e aktores së filmave për të rritur 10 mijë $, gjykata jep vendimin për Trump 10 ditë para se të betohet si President

03/01/2025 22:56

Një gjykatës në Nju Jork ka vendosur që më 10 janar të shpallë vendimin për presidentin Donald Trump në lidhje me skandalin ku është përfshirë aktorja e filmave për të rritur, Stormy Daniels.

Njoftimi vjen vetëm 10 ditë përpara inaugurimit të tij si president më 20 janar.

Gjykatësi Juan Mercan hodhi poshtë kërkesën e Trump për të pushuar çështjen për shkak të fitores së tij në zgjedhjet presidenciale. Ai tha gjithashtu se Trump mund të paraqitet në gjykatë ose personalisht ose virtualisht.

Majin e kaluar, një juri e shpalli Trumpin fajtor për 34 akuza për falsifikimin e të dhënave të biznesit për të fshehur një pagesë prej 130,000 dollarë për Stormy Daniels. Paratë iu dhanë Daniels për ta penguar atë të fliste para zgjedhjeve presidenciale të 2016-ës për lidhjet jashtëmartesore që kishin pasur vite më parë.

Avokatët e Trump argumentojnë se çështja tani duhet të pushohet në mënyrë që të mos pengojë aftësinë e tij për të qeverisur pasi ai të bëjë betimin më 20 janar. Sakaq shtojnë se presidenti i Shteteve të Bashkuara ka imunitet nga ndjekja penale për “aktet zyrtare” në detyrë. Merchan kishte gjykuar, megjithatë, se veprimet e Trump në çështjen Daniels nuk përbënin “akte zyrtare”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA