Apeli i GJKKO-së vendosi detyrim paraqitje për Berishën, avokati: Zgjidhja më e keqe që është dhënë ndonjëherë, duam zbardhjen e vendimit

03/01/2025 12:45

Avokati i ish-kryeministrit, Sali Berisha, Genc Gjokutaj, e konsideroi zgjidhja më e keqe që është dhënë ndonjëherë, vendimin e Apelit të GJKKO-së, që caktoi masën detyrim paraqitje dy herë në muaj për klientin e tij.

“Apeli i GJKKO mbi ankimin e prokurorisë, në bazë të një vendimi të shkallës së parë për revokimin e masës për Berishën, vendosi zëvendësimin e saj pjesërisht. I qëndronte masës arrest në shtëpi, nuk kishte kërkesë tjetër. Kjo gjykatë nuk është më pak e kapur se sa Gjykata Kushtetuese, dy herë që shtyn gjyqin për shkaqe objektive, që detyrim për paraqitjeje e quan kushtetues. Sot jemi para këtij vendimi, detyrimi për t’u paraqitur. Vijmë sërish në krye të herës. Vendimi nuk është zbardhur, por ky vendim është zgjidhja më e keqe që është dhënë ndonjëherë, nuk ka zgjidhur asnjë problem. Prokurori s’ka bërë kërkesë për masë sigurimi tjetër, ata i qëndrojnë arrestit në shtëpi. Prokuroi thotë që fjalët e mia janë të drejta, s’kemi nisur ende gjyqin. Duhet bërë urdhri i ekzekutueshëm dhe duhet komunikuar. Duhet të shohim se çfarë do të ndodhë”, u shpreh Gjokutaj.

Gjykata e Apelit të Posaçëm vendosi detyrim paraqitje dy herë në muaj për kryedemokratin Sali Berisha. Ai duhet të paraqitet të hënën e parë dhe të tretë të çdo muaji, në orën 10:00. “Të paraqitet përpara oficerit të policisë gjyqësore Adelajda Metaj, pranë Prokurorisë së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar“, thuhet në njoftimin e GJKKO-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA