Fundi i furnizimit të Europës me gazin rus përmes mbylljes së gazsjellësit që kalon në tokë ukrainase, është për presidentin e Ukrainës Volodymyr Zelensky një goditje e fortë për Moskën dhe humbje për kreun e shtetit rus Vladimir Putin.

“Kur Putin u bë president i Rusisë më shumë se 25 vjet më parë, sasia e gazit natyror që kalonte përmes Ukrainës në Europë, ka qenë më shumë se 130 miliardë metra kub në vit. Tani është zero. Kjo është një prej humbjeve më të mëdha të Moskës. Si rezultat i shfrytëzimit të energjisë si armë, nga ana e Rusisë, dhe shantazhimit të partnerëve, Moska ka humbur një prej tregjeve më fitimprurës dhe të aksesueshëm gjeografikisht”, tha ai.

Zelensky i bëri këto komente pas gjiganti shtetëror rus, Gazprom, njoftoi se ka pezulluar furnizimin me gaz në Europë përmes tubacionit që kalon nëpër Ukrianë, pasi Kievi refuzonte të rinovonte kontratën e nënshkruar para se Moska të niste luftën në Ukrainë shkurtin e vitit 2022.

Kjo nga ana tjetër do të thotë se edhe Ukraina do të humbasë 800 milionë dollarë në vit që i siguronte nga tarifat e tranzitit. Gazpromi vetë humbet gati 5 miliardë dollarë nga e gjithë kjo situatë.

Zelensky sqaroi se shumica e shteteve europiane u janë përshtatur tashmë ndryshimeve, por theksoi se Ukraina dhe aleatët duhet ta mbështesin Moldavinë në periudhën e transformimit energjetik. Moldavia është ende pjesërisht e varur prej gazit rus. Ukraina sakaq se po shpreson në rritjen e furnizimeve me gaz amerikan në Europë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA