“Afterschool” në 30 shkolla të Tiranës/ Drekë falas dhe orar i zgjatur deri në orën 16:00, Top Channel zbulon listën ku do aplikohet projekti
25/02 19:54
35 persona, kryesisht të rinj dhe të rikthyer nga emigracioni në Shkodër kanë përfituar nga mbështetja financiare e programit të vetëpunësimit nga Ministria e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit.
Punëkërkuesit që kanë pasur një ide të qartë, janë trajnuar fillimisht, e më pas kanë hapur biznesin e tyre të vogël duke ndikuar në uljen e papunësisë.
Rolandi u kthye nga Suedia dhe pavarësisht eksperiencës si infermier urgjence atje, dhe nevojave të medha qe ka vendi ynë në fushën e shëndetësisë, dyert në Shkodër i gjeti të mbyllura.
Me mbështetjen e ministrisë me grante, sot ai është vetëpunësuar në fushën e shëndetësisë.
Top Channel