“Nuk ka lidhje mes sulmit terrorist në New Orleans dhe shpërthimit të Teslas”, FBI: Të dyshuarit kanë vepruar…

02/01/2025 20:33

Sulmi terrorist në New Orleans dhe shpërthimi i Tesla’-s para hotelit të Trump nuk kanë asnjë lidhje me njëra tjetrën.

“Nuk ka asnjë lidhje përfundimtare midis sulmit në New Orleans dhe atij në Las Vegas,” thuhet në një deklratë të FBI-së.

Më tej në deklaratë theksohet se hetimet vazhdojnë për zbardhjen e të dyja çështjeve.

“Jemi në faza shumë të hershme të hetimit, por megjithatë po ndjekim të gjitha drejtimet e mundshme dhe nuk përjashtojmë asgjë”, thuhet më tej.

Lidhja mes dy ngjarjeve:

-Shoferi i Tesla Cybertruck-ut që shpërtheu jashtë hotelit të Donald Trump në Las Vegas, Mattheë Livelsberger, ishte pjesë e “Beretave të Gjelbra” dhe Forcave Speciale.

Livelsberger, 37 vjeç, u identifikua nga burimet e zbatimit të ligjit si autori në sulmin e së mërkurës që la shtatë të plagosur. Makina elektrike shpërtheu rreth 15 sekonda pasi shoferi ndaloi përpara derës kryesore të hotelit.

Sipas CEO së Tesla, Elon Musk, shpërthimi u shkaktua nga një bombë e mbajtur brenda Cybertruck-ut të marrë me qira ose fishekzjarrë shumë të mëdha.

-Shamsud-Din Jabbar, 42-vjeçari që policia dyshon se drejtoi një kamion drejt një turme festuesish në Bourbon Street, duke vrarë të paktën 15 persona dhe duke plagosur dhjetëra të tjerë, besohet se i bëri këto regjistrime rrëqethëse ndërsa udhëtonte nga shtëpia e tij në Teksas drejt Luizianës, sipas autoriteteve.

Jabbar, një qytetar amerikan i lindur në Teksas dhe veteran i Ushtrisë që ka shërbyer në Afganistan, bëri referenca në video për divorcin e tij dhe si fillimisht kishte planifikuar të mblidhte familjen e tij për një “festim” me qëllim që t’i vriste ata, thanë dy zyrtarë të informuar për regjistrimet.

Por Jabbar tha në video se ai ndryshoi planet dhe iu bashkua ISIS-it, duke përmendur disa ëndrra që kishte pasur dhe që sipas tij e shtynë të bashkohej me grupin terrorist, sipas zyrtarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA