Lufta e një nëne për mbijetesë! Historia e trishtë e 77-vjeçares në Kukës, shet fruta për t’u kujdesur edhe për të birin invalid

02/01/2025 16:26

77-vjeçarja Zera Vllaçaj, nga fshati Pakisht i Kukësit, çdo ditë del në tregun e qytetit për të shitur fruta të egra të thata dhe rrobat vetjake për sigurimin e kafshatës.

Por, për prodhimet e rrobat e Zajës, blerësit shumë pak kanë interes, me 100 apo 200 lek që siguron në ditë, ajo i përdor për të blerë bukë.

Karvani i vuajtjeve për nënë Zejan ka filluar para 6 vitesh, kur djali i saj u divorcua, e më pas pësoi aksident duke mbetur invalid, po ashtu edhe pa shtëpi.
Ajo sot e kësaj dite ajo banon në një apartament me qera, duke u kujdesur edhe për djalin invalid.

Para aksidentit djali i saj punonte në tregtinë e këpucëve, po pas aksidentit ai i humbi të gjitha, duke mbetur edhe me borxhe. Për t’i shlyer ato nënë Zeja ka marrë edhe kredi.

E Moshuara, me hallet e jetës mbi supe, për asnjë moment nuk u dorëzua për përmbushjen e kërkesave familjare, por shterimi i fuqive e pesha e viteve, e ka detyruar të apelojë për ndihmë. Ajo kërkon lidhjen e pensionit shoqërues për djalin dhe sigurimin e një banese.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA