Kush ishte shoferi i Teslas që shpërtheu në Las Vegas, ja lidhja e tij me autorin e sulmit terrorist në New Orleans

02/01/2025 19:08

Shoferi i Tesla Cybertruck-ut që shpërtheu jashtë hotelit të Donald Trump në Las Vegas, Matthew Livelsberger, ishte pjesë e “Beretave të Gjelbra” dhe Forcave Speciale. 

Livelsberger, 37 vjeç, u identifikua nga burimet e zbatimit të ligjit si autori në sulmin e së mërkurës që la shtatë të plagosur. Makina elektrike shpërtheu rreth 15 sekonda pasi shoferi ndaloi përpara derës kryesore të hotelit.

Sipas CEO së Tesla, Elon Musk, shpërthimi u shkaktua nga një bombë e mbajtur brenda Cybertruck-ut të marrë me qira ose fishekzjarrë shumë të mëdha.

Livelsberger vdiq nga shpërthimi. Ai jetonte në Kolorado Springs dhe ishte një anëtar aktiv i ushtrisë amerikane, më parë mori një çmim nderi për punën në Ambasadën amerikane në Taxhikistan.

Ai u rrit në Ohajo, Teksas dhe ishte i martuar me punonjësen sociale Sara Livelsberger, e cila në krye të zgjedhjeve të 2016-ës ndau një mori postimesh në Facebook që promovonin retorikë anti-Trump.

Sipas CBS News, Liveslberger ishte në pushim nga detyra në Gjermani kur kreu sulmin. Gruaja e tij nuk kishte dëgjuar nga ai prej disa ditësh.

Të dhënat e pronësisë zbulojnë se çifti bleu një shtëpi në Kolorado Springs së bashku në 2015. Megjithatë, policia ka gjetur lidhje me disa adresa në të gjithë qytetin, duke përfshirë një shtëpi në një qytet tjetër që u bastis nga FBI gjatë natës.

Livelsberger dyshohet se ka marrë me qira Cybertruck në Kolorado Springs dhe e ka çuar atë përtej kufirit në Nevada të mërkurën në mëngjes për të kryer sulmin e tij.

Burimet kanë zbuluar gjithashtu se Livelsberger ka shërbyer më parë në të njëjtën bazë ushtarake si terroristi i Nju Orleansit, Shamsud Din Jabbar, i cili të mërkurën futi një kamion Tesla të marrë me qira në një turmë njerëzish që po festonin Vitin e Ri, duke vrarë të paktën 15 njerëz dhe duke plagosur dhjetëra. Policia nuk ka konfirmuar akoma nëse ata njiheshin me njëri-tjetrin.

Din Jabbar shërbeu në Fort Liberty në Karolinën e Veriut, i njohur më parë si Fort Bragg. Livelsberger ka jetuar më parë në një adresë afër bazës, por hetuesit nuk kanë konfirmuar ende vendndodhjen e bazës së përbashkët.

Livelsberger ka shërbyer në ushtri për 19 vjet, shumicën e tyre me njësi të Forcave Speciale. I dyshuar kaloi ne disa grada gjatë gjithë kohës së tij me njësinë speciale, pasi filloi punën si Specialist i Komunikimeve te Forcave Speciale në vitin 2006.

Ndërsa mbante atë pozicion, Livelsberger gjithashtu punoi në një kontratë njëvjeçare me General Dynamics Corp, një firmë e specializuar në hapësirën dhe mbrojtjen ajrore. Ai pretendon se ai krijoi sistemin e parë të imazhit hiperspektral “Lightguard Minotaur” gjatë kohës së tij në General Dynamics Corp.

Livelsberger në vitin 2015 kaloi në një rol të inteligjencës dhe operacioneve brenda Forcave Speciale dhe në 2016 mori Çmimin e Nderit të Merituar të Departamentit të Shtetit.

Ai u njoh nga Ambasadori i SHBA-së për kontributet ndërinstitucionale që rezultuan në ndërveprim dhe efikasitet në rritje ndërsa shërbente si Rreshter i Operacioneve në Komandën e Operacioneve Speciale Forëard-Shtetet e Azisë Qendrore brenda Ambasadës Amerikane në Dushanbe, shkruhet në LinkedIn e Livelsberger.

Ai u bë menaxher operacionesh dhe rreshter ekipi në shkurt të vitit 2023 dhe u transferua në rolin e tij të sistemeve të largëta dhe autonome në nëntor të vitit të kaluar.

Livelsberger ishte viktima e vetme e sulm, dhe autoritetet kryesisht besojnë se kamioni gjigant prej çeliku i Musk parandaloi dëmtimet e mëtejshme. Asnjë nga dritaret pranë hotelit nuk u dëmtua pavarësisht se shpërthimi ishte mjaft i fortë.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA