“Po na mbyt gjeli i Greqisë”/ Ankohen fermerët në Lushnjë: Po shesim nën kosto. Ka pak kërkesë

31/12/2024 12:22

Ulja e çmimit të gjelit dhe pulës së detit këtë vit ndryshe nga vitet e tjera ka bërë që rritësit e tyre të gjendet para një humbje ekonomike.

I quajtur ndryshe si mbreti tavolinës në natën e ndërrimit të viteve këtë vit edhe kërkesat për gjelin e detit kanë qenë të ulëta. Luan Laboti nga fshati Manasufe i njësisë Ballagat në Lushnjë prej më shumë se 15 vitesh merret me rritjen e gjelave tregon problemin më të madh që kishin këtë vit

Të gjendur përpara këtij fakti Luani shprehet se shitja me këtë çmim nuk justifikon aspak shpenzimet e bëra për rritjen e tyre, pasi sipas tij çmimi i mirë që të justifikojë koston duhet të jetë 10 mijë lekë për kilogram.

I gjendur përpara kësaj situate Luani mendon që vitin tjetër ta mbyllë këtë kapitull disa vjeçar pasi për të është një mundim pa përfitime.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA