Korçari i bakllavasë/ Dinasti bukëpjekësish, i riu nga Korça që ndoqi gjurmët e paraardhësve

31/12/2024 12:26

Ymer Pasho është një i ri nga Korça i cili ka zgjedhur të ushtrojë një prej profesioneve që dikur ishte i zakonshëm, por sot është pak i preferuar, atë të bukëpjekësit.  

Në një lagje në afërsi të qendrës së qytetit Ymeri i përket brezit të tretë të familjes që ushtron këtë zanat.  Furra e Gones është hapur për herë të parë në vitin 1936 nga gjyshi i tij, e më pas atë e trashëgoi  babai i Ymerit prej të cilit ai edhe nisi të mësonte zanatin që i vogël.

Përveç bukës që është puna e tij e përditshme, Ymeri këto ditë pjek edhe bakllavatë dhe gatime të tjera tradicionale. Edhe pse i ri në moshë ai tregon sesi me sy të lirë arrin të dallojë mënyrën e gatimit të bakllavasë për t’i dhënë më tej edhe kohën e duhur të pjekjes

Procesi i gatimit dhe pjekjes së bukës në furrën me dru është i përditshëm për Ymerin i cili e nis ditën e punës në orën 4.30 të mëngjesit për ta përfunduar atë pas mesdite ndërsa në raste festash furra e pjekjes me dru thuajse nuk shuhet.  Duke qenë se është ruajtur siç ka qenë furra nuk ka një termometër për temperaturën por 31 vjeçari arrin ta dallojë me dorë nxehtësinë e arritur

Në kohën kur shumica e të rinjve janë me sytë nga emigrimi, Ymeri është një model që nuk e gjen shpesh sepse jo vetëm ka zgjedhur që të mos largohet nga Shqipëria por edhe të ruajë traditën.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA