Në ditën e fundit të vitit 2024, fondacioni “Fundjavë Ndryshe” ka emocionuar përmes bamirësisë një familje në nevojë.

Familja Tafani në Belsh është strehuar në një shtëpi të re, të mobiluar, ndërkohë që vetëm pak kohë më parë jetonte në kushte të pamundura ku çatia rrezikonte të binte dhe ishin përditshmërisht në një luftë të vazhdueshme për mbijetesë.

“Falë dashurisë dhe mbështetjes së pafund të donatorëve tanë, kjo familje ka një strehë të sigurt dhe plot ngrohtësi. Kjo është një ëndërr që u bë realitet dhe një jetë që ndryshoi për familjen Tafani, duke u dhënë shpresë për të nesërmen.

Faleminderit që na ndihmoni të bëjmë këto mrekulli të ndodhin. Bamirësia nuk të varfëron!”, shkruan fondacioni në postimin që e shoqëron edhe me videon e shtëpisë së re.

⁠Viti 2025 përkon me 10 vjetorin e fillimit të aktivitetit të bamirësisë së “Fundjavë Ndryshe”, nismë aktiviste e Arbër Hajdarit, protagonist i njohur i jetës publike dhe krijues i të parit fondacion të strukturuar të bamirësisë në Shqipëri.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA