“Udhëheqësit e NATO-s dhe Trump në Tiranë në 2027”, Rama bën bilancin e vitit: Kemi peshë modeste, por…

30/12/2024 11:38

Kryeministri Edi Rama ka bërë sot bilancin e vitit, ku është ndalur edhe te samiti i udhëheqësve të NATO-s që do të mbahet në Tiranë në vitin 2027.

Sipas tij ardhja e Presidentit Trump dhe krerëve të shteteve anëtare të NATO-s është tregues i faktit se sot Shqipëria është një vend i barabartë me vendet e tjera.

“E pamendueshme, është mikpritja në Tiranë e samitit të NATO-s, në 2027, ne kemi filluar punën, së bashku me NATO-n për një inspektim të kushteve të infrastrukturës dhe logjistikës në Tiranë. Ardhja e presidentit të SHBA dhe udhëheqësve të NATO-s, është mesazh lidhur me Shqipërinë, pozicionin tonë politik. Ne kemi peshë modeste, por sot trajtohemi si të barabartë, në aspektin formal, por me një respekt që asnjëherë më parë nuk e kemi pasur në historinë tonë. Kjo është panoramë e Shqipërisë në sytë e Evropës dhe botës, e cila nuk është një fasadë, por rezultat i jashtëzakonshëm, i një pune të jashtëzakonshme, në të gjitha drejtimet”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu edhe te rritja e pagave në administratë.

“Ne kemi shkuar përtej objektivit të vendosur që në qershorin 2024 pagat të arrinin në nivelin mesatar 900 euro. Jemi në 968 euro dhe tavani i 1 mijë eurove është një shtrirje krahu larg. Kjo ka ardhur si rezultat i rritjes domethënëse të ekonomisë sepse një gjë është të duash të rrisësh pagat dhe pensionet, një gjë është ti rrisësh. Ne e gjetëm Shqipërinë një vend të zhytur në borxhe dhe pluhur. Vetëm larja e borxheve dhe kapja e ritmeve të financimit të atyre rrugëve të lëna rrugëve, na morën një kohë goxha të madhe. Sot jemi në kushte të tjera. Ne nuk kemi pasur një administratë që kishte motivimin por edhe mundësitë të shërbente me dinjitet. Sot e kemi falë një transformimi epokal që kemi bërë përmes kalimit të shërbimeve online. Në fillim të vitit të ri do të kemi një tjetër zhvillim domethënës, asistenti virtual që është futur te e-albania dhe i është përgjigjur mbi 1 milion pyetjeve”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA