Kryeministri Rama tha sot se do të konsultohet me komisionin e posaçëm parlamentar të ngritur në Kuvend lidhur me propozimin e zgjatjes së mandatit të prokurorëve të SPAK.
I pyetur në konferencën për shtyp mbi kërkesën e prokurorëve, që u mbështet edhe nga zv.ndihmës sekretari për Ballkanin Perëndimor në Departamenti Amerikan i Shtetit, Rama tha se ende nuk e ka një opinion.
“Ajo që kam thënë dhe që kam bërë atëherë ka qenë: këtë reformë e udhëheqim ne. Ju doni apo nuk doni, do vini dhe do votoni. çdo gjë që shkruajmë ne ka dy vija të kuqe: opinionin e SHBA dhe BE. Po nuk u prekën këto dy vija të kuqe, unë personalisht e votoj pa diskutim. Unë e kam ditur se çfarë vjen. I kam pritur edhe gjërat negative. Bëhet fjalë për të ngritur një shtet të ri në pjesën e pushtetit gjyqësor. Sa i përket pyetjes nuk kam asnjë opinionin, nuk kam asnjë ngutje dhe nëse do kem një opinion do ta kem kur ta formoj nga bisedat me ata që merren me këtë punë. Aty do të diskutohen të gjitha, ai është graviteti i të gjithë kësaj”, u shpreh kreu i Qeverisë.
Top Channel