Kryepeshkopi i Shqipërisë shtrohet në spital, ja si paraqitet gjendja e tij shëndetësore
30/12/2024 14:31
Kryepeshkopi i Shqipërisë, Anastas Janullatosi, është shtruar në spital.
Sipas asaj që raporton Kisha Ortodokse, Kryepeshkopi pati disa shqetësime, kjo për shkak të një viroze sezonale, teksa sipas mjekëve, gjendja e tij duket plotësisht e qëndrueshme.
“Fortlumturia e tij, Kryepiskopi i Shqipërisë, z. Anastas, u shtrua në spital në Tiranë pas shfaqjes së një viroze sezonale, në mënyrë që të jetë nën vëzhgimin e mjekëve.
Gjendja e tij shëndetësore është plotësisht e qëndrueshme dhe mjekët, të cilët po kujdesen për të, janë optimistë”, shkruan Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë.
Top Channel