“A do ta pastrojmë llumin nga sistemi i drejtësisë?”, Rama në konferencën e fundvitit: S’jam as për të ngrënë pula dhe as për të shijuar jetën

30/12/2024 14:56

Në konferencën e fundvitit, kryeministri Edi Rama komentoi vënien para drejtësisë të zyrtarëve të lartë.

-11 vite më parë ju mendoni që ishte sistemi që korruptonte individin, sot kur shumë funksionarë të lartë në pushtetin qendror dhe lokal janë para drejtësisë mendoni njësoj?

Rama: Është e habitshme për mua që prej vitesh i përgjigjem kësaj pyetje. Unë nuk e di ca nuk kuptohet në ato që them unë. Dua tju kujtoj që ajo që po ndodh me drejtësinë nuk është e shkëputur nga ajo që unë kam thënë, janë bashkë. Kur unë kam thënë që nuk janë njerëzit që korruptojnë sistemin, por sistemi që korrupton njerëzit nuk e kam shpikur unë, është dituri publike. E dyta, pikërisht sepse e kam besuar atë që kam thënë kam udhëhequr përpjekje për reformën në drejtësi, si pjesë e betejës për të ndërtuar një sistem që njerëzit nuk mund ta korruptojnë. Kur ju thoni sa shumë njerëz, nuk e di se me çfarë e masni këtë. Varet nga çfarë pike referimesh nisesh.

PS ka 800 mijë mbështetës, do ketë edhe më shumë në pranverë. Ka një numër, besoj duhet të këtë pasur gjatë këtyre mandateve mbi 50 ministra, duhet të ketë pasur gjatë këtyre mandateve mbi 500-600 drejtues vendor. Mund të ketë pasur mbi  200 deputetë, ca do të thotë tashti që shumë…shumë çfarë?

Patjetër, ju dhe kush të dojë mund të thotë që reformën në drejtësi e solli Amerika me aeroplan, apo BE me vapor nga Brindisi, por kushdo që të njohë historinë e reformës në drejtësi, mjafton të kthehet prapa kur ne ishin në opozitë, shumë më parë se 2013, se janë në dokumente. Ka një dokument të shkruar që opozita e asaj kohe, se tani jeni mësuar me opozitën pa shkrim dhe pa kënd, por opozita e asaj kohe ja ka çuar qeverisë së asaj kohe, një dokument propozimesh që quhej pakti për shtetin e së drejtës. Lexoni aty ca thotë ai pakt. Ka prapë më prapa, ka shënime për programin e opozitën në Shqipëri, do bëjmë reformën në drejtësi. Këto janë fakte dhe keni përballë kryedëshmitarin.

Ke më kapën, ca më kapën? Është hapi e madhe shumë, megjithatë nuk ka problem. Ajo që di të them është se nëse kjo po ndodh në Shqipëri, të drejtën e autorit për faktin që u shemb një sistem, e kam thënë, i keni të regjistruara, që nga i ndjeri president që nuk është më, tek të tjerët që më sulmonin se thosha do ta shembim këtë sistem drejtësie. Si arkitekturë po flas. A do ta pastrojmë llumin nga sistemi i drejtësisë? Janë fjalët e mia të thënë shumë kohë më parë. Janë pastruar apo nuk janë pastruar? Duam një drejtësi as majtas as djathtas. Unë çdo gjë që them e mendoj, në kuptimin që e besoj, gjera që nuk i them nuk i besoj. Kërkoni një kryeministër në gjithë Evropën që nuk ka bërë një koment për një çështje konkrete dhe më thoni kush është dhe ma sillni. Pse sepse unë që bëj koment edhe për punën tuaj vallë nuk kam komente për të bërë?! Kam plot, por është vendimmarrje strategjike. Nuk jam as për të ngrënë pula dhe as për të shijuar jetën sipas mënyrën si e kuptojnë shijimin e jetës ata që kanë më shumë vetura sesa çorape.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA