Ish-presidenti më jetëgjatë i SHBA-së, Jimmy Carter, ka ndërruar jetë në moshën 100-vjeçare.
Carter ka lënë pas fëmijët e tij, Jack, Chip, Jeff dhe Amy; 11 nipër e mbesa; dhe 14 stërnipër.
Pas humbjes së jetës, ka reaguar i biri i ish-presidentit të 39-të të Shteteve të Bashkuara.
“Babai im ishte një hero, jo vetëm për mua, por për këdo që beson në paqen, të drejtat e njeriut dhe dashurinë altruiste. Vëllezërit e mi, motra dhe unë e ndamë atë me pjesën tjetër të botës përmes këtyre besimeve të përbashkëta.
Bota është familja jonë për shkak të mënyrës se si ai i bashkoi njerëzit dhe ne ju falënderojmë që nderuat kujtimin e tij duke vazhduar të jetoni këto besime të përbashkëta”, tha Chip Carter, në një deklaratë.
Top Channel