Shtohen arrestimet për alkoolin/ “Ishim te festa e punës”, në 29 ditë të dhjetorit janë prangosur 161 shtetas

29/12/2024 19:33

161 shtetas u arrestuan pasi po drejtonin automjetin në gjendje të dehur. Kjo e dhënë raportohet vetëm gjatë këtyre 29 ditëve të dhjetorit.

Siç raporton policia, dyfishimi i arrestimeve të të dehurve në timon sipas deklaratave të tyre para oficerëve gjyqësore lidhet me festat e fundvitit

Nertil Laho është njëri prej të arrestuarve që doli në gjykatën e Tiranës mbasi u konstatua nga drageri si një shofer i dehur. Avokati i tij tregon justifikimin e të riut në gjykatë.

Enea Cenko: Tha që po festoja me kolegët e punës.

Këto arsyetime gjatë dhjetorit janë kthyer në një refren para gjyqtarëve që dëgjojnë se me kë kanë festuar të arrestuarit, të cilët mbasi konstatohen se nuk kanë shkaktuar dëme apo të plagosur lihen të lirë nën masën detyrim paraqitje

“Edhe klienti im tha që kam festuar me kolektivin e punës”, tha avokati Shpëtim Kodheli.

Numrin më të lartë të shoferëve të dehur e mban Tirana ku   vetëm për Krishtlindjen përfunduan në komisariate 16 persona.

Veç të arrestuarve të zbuluar nga testi I matjes së alkoolit në frymë,  369 të tjerë  gjatë dhjetorit u gjobitën  për shkeljen rrugore të drejtimit të makinës mbasi ishin nën efekt të pijes por që kjo sasi ishte nën 0.5 gramë për litër.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA