Presidenti Joe Biden ka deklaruar se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme për Korenë e Jugut.
“Si aleatë të ngushtë, populli amerikan ndan lidhje të thella miqësie me popullin e Koresë së Jugut dhe mendimet dhe lutjet tona janë me ata të prekur nga kjo tragjedi.
Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të ofrojnë çdo ndihmë të nevojshme”, ka thënë ai.
Të paktën 177 njerëz kanë vdekur në një aksident avioni në Korenë e Jugut, sipas zyrtarëve lokalë të zjarrfikësve dhe shpëtimit, në atë që është cilësuar si fatkeqësia më e keqe ajrore e vendit në dekada.
Vetëm dy persona kanë mbijetuar, të dy anëtarë të ekuipazhit, ndërsa tre persona janë të zhdukur. Dy personat që shpëtuan, u tërhoqën te bishti i avionit kur ndodhi shpërthimi.
Top Channel