Takimi mes eurodeputetëve dhe opozitës serbe, ironizon Vuçiç: Më qesharaku në botë
Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti ka komentuar deklaratën e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti, i cili pas mbledhjes së përbashkët të Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Maqedonisë së Veriut, tha se në RMV nuk ekziston ligj për përdorimin e gjuhës shqipe.
Sipas Ahmetit, Kurti është keqinformuar dhe kërkon nga ai që të reflektojë sepse me atë deklaratë ka krijuar indinjatë tek qytetarët shqiptarë të Maqedonisë .
“Nuk ka në Maqedoni të Veriut ligj për përdorimin e gjuhës shqipe dhe nuk ka patur as në të kaluarën. Ekziston ligji për përdorimin e gjuhëve që e përmend shifrën 20%. Po ai nuk është ligj për përdorimin e gjuhës shqipe, por përdorimin e gjuhëve. Në Maqedoni të Veriut nuk mund të thuhet se ka qenë shqipja gjuhë zyrtare e tash po u rrezikoka sepse kjo nuk është e vërtetë”, tha Kurti më parë.
Top Channel