Ditët e fundit të 2024 në det/ Njerëzit preferojnë që fundjavën e fundit të këtij viti ta kalojnë nën rrezet e diellit

29/12/2024 15:29

E diela e fundit e vitit ka sjellë një atmosferë plot gjallëri buzë Adriatikut, ku vendas dhe të huaj kanë zgjedhur të shijojnë motin e mirë dhe plot diell në Durrës. 

“Më pëlqen këtu. Jam nga Praga dhe vij për të kaluar dimrin dhe festat.”

“Ne jemi nga Bosnje Hercegovina. Erdhëm dje. Do të festojmë këtu dhe vitin e ri. Ka diell. Është si gusht krahasuar me Sarajevën.”

“Na ka bekuar Zoti me këtë vend.”

Gjatë dhjetë ditëve të fundit, mbi 28 mijë udhëtarë kanë mbërritur edhe në portin e Durrësit, duke e përforcuar pozicionin e qytetit jo vetëm si një nyje e rëndësishme detare, por dhe si një destinacion të preferuar në këtë fundviti.

“Vij nga Kina. Është një vend i bukur. Qytet i bukur. Bregdeti është fantastik. Festën do e kalojmë në Shkodër”.

“Jemi nga Gjermania. Vijmë për herë të parë dhe do festojmë në Tiranë. Erdhëm në Durrës për të kaluar një ditë në plazh. Fantastike rëra, deti, dielli. Gjithçka këtu”, shprehen turistët.

Pritet që fluksi i vizitorëve të vazhdojë deri në mbrëmjen e ndërrimit të viteve, kur spektakli i fishekzjarrëve të hedhura nga qytetarët mbi det do të përmbyllë një vit të suksesshëm për turizmin e qytetit bregdetar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA