Të paktën 69 persona humbën jetën pasi varka me ë cilën udhëtonin, e nisur nga Maroku për në Spanjë u përmbys.
Incidenti u konfirmua nga autoritetet e Malit, ndërsa vetëm 11 persona në bord arritën të mbijetojnë, sipas Ministrisë së Malianëve Jashtë. Sipas BBC-së, varka mbante rreth 80 persona, por përmbysja e saj javën e kaluar pati një fund tragjik.
📺Marruecos ha solicitado la colaboración española para rescatar el patrullero que esta mañana se ha encallado en el Dique Sur
▪️Además de varios remolcadores marroquíes, han intervenido el práctico del Puerto de #Melilla y Salvamento Marítimo
🎙️@raulmozosmaroto
🎥@YerayRosa pic.twitter.com/YcHmWVaK5h— RTVE Melilla (@RTVEMelilla) December 26, 2024
Nga 11 të mbijetuarit, të paktën 9 janë shtetas të Malit. Autoritetet e Malit konfirmuan incidentin të enjten, ndërsa një njësi e posaçme e reagimit ndaj krizave tashmë është mobilizuar për të monitoruar situatën.
#Mali 🇲🇱|| Autoridades malienses informaron que el naufragio de un barco improvisado frente a las costas de #Marruecos 🇲🇦 el 19 de este mes provocó la muerte de 69 migrantes
Más en #PrensaLatina
🔗https://t.co/YOKxFiGkw6 pic.twitter.com/ROaeExJ1pV— Prensa Latina (@PrensaLatina_cu) December 27, 2024
Rruga për në Spanjë është një nga më të rrezikshmet në botë. Sipas shoqatës bamirëse spanjolle Caminando Fronteras, më shumë se 10,000 njerëz kanë humbur jetën këtë vit në këtë përpjekje, që barazohet me 30 vdekje në ditë.
Top Channel