Banorët e fshatit Bardhosh të komunës së Prishtinës kanë protestuar të premten për shkak të mungesës me energji elektrike. Ata thanë se ka ndërprerje tash e dy ditë.

Komuna të shumta në Kosovë janë ballafaquar me reduktime që kanë zgjatur me orë të tëra, përgjatë gjithë javës. Komunat e prekura janë ajo e Ferizajt, Lipjanit, Gjakovës, Malishevës, Gjilanit, Shtimes, Istogut, Prizrenit dhe të Fushë Kosovës.

Ministria e Ekonomisë ka bërë të ditur se për shkak të mbingarkesës në rrjet janë shkaktuar vështirësi teknike në furnizim dhe duke e rrezikuar rrjetin.

Ndërkohë, të premten, kryeshefi i rrjetit të transmisionit, Evetar Zeqiri thotë se problemi në Fushë Kosovë është zgjidhur derisa pritet të rregullohet edhe në Ferizaj.

Kryeshefi i KOSTT-it ka bërë të ditur se probleme me furnizim me energji elektrike do të ketë edhe javën e ardhshme e pas kësaj do të tejkalohet problemi.

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA