“Ka lejuar ndërtime mbi një zonë të paqëndrueshme”, PD denoncon Rakip Sulin: Rrezikon jetën e qytetarëve me…

27/12/2024 21:02

Partia Demokratike ka denoncuar kryebashkiakun e Kamzës, Rakip Suli, për dhënien e lejeve të ndërtimit në zona të cilësuara si të rrezikshme nga ekspertët dhe institucionet kombëtare.

Anëtari i Këshillit Kombëtar të PD, Arjan Hoxha në një deklaratë për shtyp tha se Suli ka lejuar ndërtime mbi një zonë të paqëndrueshme, siç është ish-miniera e Valiasit, përkundër paralajmërimeve të Agjencisë Kombëtare të Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtorisë së Minerareve.

Deklarata e anëtarit të Këshillit Kombëtar të PD, Arjan Hoxha:

Rakip Suli, Kryebashkiaku i Kamzës, mban përgjegjësinë kryesore për lejimin e ndërtimeve në një zonë të shpallur ‘të rrezikshme’ nga institucionet kombëtare dhe ekspertët.

Pavarësisht paralajmërimeve të qarta nga Agjencia Kombëtare e Burimeve Natyrore (AKBN) dhe Drejtoria Minerare, Rakip Suli ka shpërfillur këto rekomandime dhe ka lejuar ndërtimet mbi një zonë të paqëndrueshme, duke rrezikuar jetën e qytetarëve dhe duke shpërdoruar hapur detyrën.

Rakip Suli është kallëzuar disa herë nga Partia Demokratike në SPAK për abuzime me detyrën, përfshirë vjedhjen dhe manipulimin e zgjedhjeve të vitit 2023, duke dëshmuar një model të vazhdueshëm të papërgjegjshmërisë dhe shkeljeve ligjore.

Kryetari i Bashkisë është garantuesi i respektimit të ligjeve dhe standardeve urbane në territorin e tij. Rakip Suli ka detyrime të qarta ligjore për të siguruar që:

-Ndërtimet të jenë në përputhje me ligjet dhe analizat teknike:

Rekomandimet e AKBN dhe Drejtorisë Minerare, të detajuara në dokumentin zyrtar të datës 4 janar 2021, tregojnë se zona e ish-minierës Valias është e rrezikshme për ndërtim për shkak të hapësirave të paqëndrueshme nëntokë. Rakip Suli ka shpërfillur këto paralajmërime dhe ka lejuar ndërtimin e ndërtesave shumëkatëshe në këtë zonë, duke vepruar në kundërshtim me ligjin.

-Mbrojtja e jetës dhe pronës së qytetarëve:

Rakip Suli ka detyrimin moral dhe ligjor për të mbrojtur banorët nga rreziqe që lidhen me ndërtimet e paqëndrueshme. Në këtë rast, ai ka lejuar ndërtime që përbëjnë një kërcënim serioz për jetën e qytetarëve.

-Parandalimi i abuzimeve urbane:

Në vend që të zbatojë rekomandimet e ekspertëve dhe të sigurojë stabilitetin e ndërtimeve, Rakip Suli ka dhënë leje ndërtimi mbi zona të ndaluara, duke dëshmuar papërgjegjshmëri dhe një tendencë për të favorizuar interesat e zhvilluesve në dëm të sigurisë publike.

Shkeljet ligjore dhe penale të Rakip Sulit janë si më poshtë:

Shpërdorimi i detyrës (Kodi Penal, Neni 248):

Rrezikimi i jetës së qytetarëve (Kodi Penal, Neni 289):

Moszbatimi i Ligjit për Planifikimin Urban (Ligji Nr. 8402):

Në emër të partisë Demokratike i bëj sot thirrje për veprim SPAK-ut:

Rakip Suli duhet të mbajë përgjegjësi të plotë për veprimet e tij, si në lidhje me ndërtimet në zonën e Valiasit, ashtu edhe për manipulimet zgjedhore. Organet e drejtësisë duhet të ndërhyjnë menjëherë për:

Hetimin e Rakip Sulit për shpërdorim të detyrës dhe veprime të tjera penale.

Parandalimin e ndërtimeve të mëtejshme në zonën e rrezikshme të Valiasit.

Garantimin që Rakip Suli të japë llogari për manipulimet zgjedhore dhe të gjitha shkeljet e tjera ligjore.

Banorët e Kamzës dhe të Valiasit nuk mund të lihen në mëshirë të tekave dhe korrupsionit të Rakip Sulit dhe shërbëtorëve hajdutë të Ramës.

Ai duhet t’i bashohet kolegut të tij Veliaj dhe të gjithë bashkë duhet të marrin përgjigjen e merituar më 11 maj.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA