Festë për fundvit me familjarët e Dëshmorëve të Atdheut, marrin dhurata nga Babagjyshi

27/12/2024 20:15

Aktivitete festive me fëmijët dhe familjarët e Dëshmorëve të Policisë, njëherazi Dëshmorë të Atdheut u organizuan sot.

Në njërin prej këtyre aktiviteteve, konkretisht në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, ishte i pranishëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Drejtues Madhor Ilir Proda.

Gjatë fjalës përshëndetëse Proda theksoi: “Vlera më e madhe e organizatës sonë është jehona e sakrificës sublime të dëshmorëve të Policisë së Shtetit. Vepra e tyre jehon ndër vite dhe të jeni të bindur që ata nuk ju mungojnë vetëm juve, por dhe organizatës për të cilën ata dhanë jetën. Faleminderit që jeni sot këtu! Pa dyshim që ju jeni pjesë e jona. Ju uroj festa të gëzuara, shëndet dhe mbarësi në familje. Gëzuar!”

Familjarëve të Dëshmorëve të Policisë, gjatë aktiviteteve në DVP-të, iu dhanë dhurata simbolike, shenjë kjo e kujdesit dhe mbështetjes konkrete nga Policia e Shtetit, për ta.

FOTO GALERI
1/10

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA