Ministria e Jashtme e Kanadasë i ka bërë thirrje Rusisë që të lejojë një hetim “të hapur dhe transparent” se si u rrëzua të mërkurën avioni i Azerbajxhani Airlines.
Reuters shkruan se mbrojtja ajrore ruse kishte qëlluar avionin, i cili përfundimisht u rrëzua në Kazakistan, ku për pasojë 38 persona humëbn jetën.
Avioni ishte devijuar nga një zonë e Rusisë jugore ku Moska ka përdorur vazhdimisht sistemet e mbrojtjes ajrore kundër sulmeve me dron ukrainas.
Në një deklaratë, Ministria e Jashtme e Kanadasë tha se ishte “thellësisht e shqetësuar” nga raportet që mbrojtja ajrore ruse mund të ketë qenë e përfshirë.
“Këto ngjarje mund të ishin shmangur. Kanadaja ofron ngushëllimet e saj të sinqerta për familjet e viktimave të pafajshme dhe të prekurve nga tragjedia. Ne i bëjmë thirrje Rusisë që të lejojë një hetim të hapur dhe transparent mbi incidentin dhe të pranojë gjetjet e tij”, u shpreh ministria e Jashtme kanadeze.
Top Channel