Politikani rus opozitar Ilya Yashin, i cili u lirua në një shkëmbim të burgosurish nga Moska në gusht, është vendosur në listën e “kërkuarve” të Rusisë.
“Kërkuar sipas një neni të kodit penal”, lexohet në ‘website’, së bashku me një fotografi të Yashin dhe datën dhe vendin e tij të lindjes.
Ish-këshilltari i Moskës është etiketuar gjithashtu si “agjent i huaj”, një emërtim që zakonisht zbatohet për kundërshtarët e presidentit Vladimir Putin.
Yashin, 41 vjeç, u dënua me 8.5 vite burg në fund të vitit 2022 për denoncimin e “vrasjes së civilëve” në qytetin ukrainas të Bucha. Liberali u ul në këshillin e qytetit të Moskës në atë kohë dhe kishte luftuar përkrah figurave të opozitës si Alexei Navalny, i cili vdiq në paraburgim në shkurt 2024 dhe Boris Nemtsov, i cili u vra në 2015.
Yashin u lirua më 1 gusht si pjesë e një shkëmbimi historik të të burgosurve midis Rusisë dhe Perëndimit, së bashku me figura të tjera të opozitës ruse dhe gazetarit amerikan Evan Gershkovich, një ish-korrespondent i AFP-së në Moskë.
Top Channel