Kapet pas disa orësh autori i aksidentit me vdekje në Durrës.

Policia e Durrësit njoftoi kapjen dhe arrestimin e 64-vjeçarit Milot Çuni, banues në Durrës, i cili aksidentoi për vdekje një 39-vjeçar në Spitallë dhe u largua nga vendi i ngjarjes.

Pas disa orë kërkimesh dhe këqyrjes së kamerave të sigurisë, autoritetet arritën të lokalizojnë dhe të ndalojnë autorin e dyshuar, ndërsa bllokuan edhe kamionin që ai drejtonte në cilësinë e provës materiale.

Ngjarja ndodhi rreth orës 17:30, më 24 dhjetor, në lagjen nr. 15, Durrës. Çuni, duke drejtuar një kamion, përplasi për vdekje 39-vjeçarin Pëllumb Pjetri, banues në të njëjtën lagje, që lëvizte me biçikletë, dhe më pas u largua nga vendi i aksidentit.

64-vjeçari akuzohet për veprat penale “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largim nga vendi i aksidentit”. Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA