Në vigjilje të Krishtlindjes, Mitropoliti i Korçës, Imzot Joani, iu përcjell një mesazh urimi të gjithë besimtarëve ortodoksë.
Në mesazhin e tij, Imzot Joani thekson se Krishtlindja është një thirrje ndaj të gjithëve ne për t’u ndriçuar nga kjo dritë hyjnore.
“Bota po përballet me kriza të shumta ekonomike, luftëra dhe varfëri. Sot, më shumë se kurrë, është i nevojshëm rigjallërimi i një jete shpirtërore, sepse krizat ekonomike, luftërat dhe varfëria burojnë nga një krizë shpirtërore. Pa e shëruar krizën shpirtërore, nuk mund ta shërojmë atë ekonomike dhe nuk mund të kemi paqe dhe pa paqe do të kemi vazhdimisht luftëra, konflikte dhe varfëri”, tha Imzot Joani.
Në mbyllje të urimit, Metropoliti i Korçës iu bëri thirrje të gjithë besimtarëve që të përhapin sa më shumë dashuri, për të mos e lënë shoqërinë njerëzore, sipas tij, të ngrijë nga era e akullt e egoizmit dhe arrogancës.
Top Channel