Biden lehtëson dënimin me vdekje për 37 të burgosur, Trump: Nuk ka sens, duhet të mbrojmë amerikanët nga…

24/12/2024 23:10

Presidenti i sapo zgjedhur Donald Trump tha të martën se do t’i kërkojë Departamentit të Drejtësisë që të “ndjekë me forcë dënimin me vdekje” pasi Presidenti Joe Biden të hënën ndryshoi dënimet me vdekje të 37 të burgosurve në burgim të përjetshëm.

“Sapo të kthehem në Shtëpinë e Bardhë, do t’i kërkoj Departamentit te Drejtësisë që të ndjekë me forcë dënimin me vdekje për të mbrojtur familjet dhe fëmijët amerikanë nga përdhunuesit, vrasësit dhe përbindëshat. Ne do të jemi përsëri një komb i rendit dhe ligjit!” shkroi Trump në Truth Social, duke mbështetur sërish përdorimin e dënimit me vdekje që ishte pjesë e retorikës së tij të ashpër kundër krimit gjatë fushatës së 2024.

Pasi Biden vendosi të lehtësojë dënimet me vdekje të 37 të dënuarve me vdekje, për të cilën Trump në Truth Social tha se “nuk ka sens”. Në burgun federal do ketë vetëm 3 të burgosur që do të përballen me dënimin me vdekje kur presidenti i zgjedhur të marrë detyrën në janar.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA