Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis në mesazhin e tij javor të së dielës në Facebook, i referohet mes të tjerash çështjes së varësisë së fëmijëve dhe të rinjve nga mediat sociale.

Pa demonizuar teknologjinë, ka thënë ai, ne do të fokusohemi në mbrojtjen e të miturve nga varësia dixhitale. Sipas kreut të qeverisë greke në 30 dhjetor, në një aktivitet të veçantë me të gjithë ministrat përkatës, ai do të prezantojë planin gjithëpërfshirës për të trajtuar këtë problem real.

“Ne e dimë që të vetëm si vend nuk mund ta zgjidhim problemin. Prandaj synimi ynë është të marrim drejtimin në nivel evropian. Ne do të kërkojmë të punojmë me ofruesit e rrjeteve socile dhe internetike për të harmonizuar praktikën dhe për të formuar një kornizë të re që do të mbrojë fëmijët, do të ruajë një sërë të drejtash të reja dixhitale të tyre dhe do të detyrojë platformat dhe kompanitë e teknologjisë t’i respektojnë ato dhe të zhvillojnë aplikacione përkatëse të mbrojtjes” – ka thënë Mitsotakis duke shtuar :

Ne nuk synojmë bllokime të ashpra, drakoniane apo horizontale që nuk mund të zbatohen. Ajo që duam është të ndërtojmë një mjedis që do t’i mbrojë fëmijët nga përdorimi i tepërt dhe abuzimi i teknologjisë, pa i privuar ata nga mundësitë që ajo ofron”.

Në fazën e parë, sipas kryeministrit grek, do të lancohet një platformë e quajtur parco.gov.gr, me të gjitha udhëzimet sesi prindi mund të aktivizojë cilësimet në celularin e fëmijës që do ta mbrojnë atë si nga përdorimi i zgjatur, ashtu edhe nga shikimi i përmbajtjeve problematike, ofenduese apo të rrezikshme për të miturin.

Në tremujorin e parë të vitit 2025 do të vijojë zbatimi i aplikacionit dixhital “Kids Wallet” i cili do të lehtësojë më tej prindërit që të kufizojnë abuzimin me celularin nga fëmijët e tyre, si dhe ekspozimin e tyre ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme apo që shkaktojnë varësi.

Njëkohësisht do të zhvillohet një fushatë informuese për t’i ndihmuar prindërit që t’i përdorin këto mjete” – thekson Mitsotakis ndër të tjera.

Masat qeverisë që thuhet se do shkojnë gradualisht në ndalimin e mediave sociale për fëmijët nën moshën 15 vjeç , vijnë pas fenomeneve të shumta të dhunës mes të miturve në shkollat fillore dhe gjimnazet greke. Në Greqi , 75% e fëmijëve të këtyre shkollave kanë profile në rrjetet sociale

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA