FOTO/ E pabesueshme në Rusi, zbulohet kufoma e një foshnje mamuthi 50 mijë vjeçare
23/12/2024 20:37
Shkencëtarët rusë kanë zbuluar mbetjet e një foshnje mamuthi 50,000-vjeçare të gjetur në shkrirjen e ngricave të përhershme në rajonin e largët Yakutia të Siberisë gjatë verës.
Ata thonë se “Yana”, e cila ka marrë emrin sipas pellgut të lumit ku u zbulua, është kufoma e mamuthit më të ruajtur në botë.
Me peshë mbi 100 kg dhe 120 cm e gjatë dhe 200 cm e gjerë, Yana vlerësohet të ketë qenë vetëm rreth një vjeç kur vdiq.
Para këtij zbulimi, vetëm gjashtë zbulime të ngjashme ishin gjetur në botë, pesë në Rusi dhe një në Kanada.
Yana u gjet në kraterin Batagaika, krateri më i madh në botë i permafrostit (toka që është e ngrirë përgjithmonë), nga njerëz që jetonin aty pranë.
Top Channel