Kryeministrja italiane Giorgia Meloni mblodhi në një takim disa nga ministrat e saj për të diskutuar vënien në funksionim të skemës së qeverisë për dërgimin e emigrantëve të paligjshëm në qendrat e drejtuara nga italianët në Shqipëri, që është bllokuar nga pengesa ligjore.
Gjyqtarët italianë refuzuan të ligjëronin ndalimin e dy grupeve të para të azilkërkuesve të çuar në Shqipëri, në bazë të një marrëveshjeje ndërmjet Romës dhe Tiranës, duke i referuar çështjet e tyre në Gjykatën Europiane të Drejtësisë – e cila më parë kishte vendosur se një aplikant nuk mund të kalojë nëpër një procedurë të përshpejtuar e cila mund të çojë drejt riatdhesimit të tyre, nëse vendi i origjinës nuk do të konsiderohej plotësisht i sigurt.
Ekzekutivi italian është përpjekur ta kapërcejë ta kapërcejë këtë pengesë përmes një mase që liston 19 vende të sigurta për riatdhesim. Gjatë “Samitit North-South” për sigurinë dhe mbrojtjen evropiane në Saariselkä, të mbajtur në dielën në Lapland të Finlandës, Meloni, sipas Anasa-s, shkruan se një vendim i fundit nga Gjykata e Lartë e Kasacionit tregoi se qeveria ka të drejtën të tregojë se cilat vende janë të sigurta për riatdhesim.
“Kasacioni ka thënë se ne kemi të drejtë për vendet e sigurta,” deklaroi ajo. Sipas burimeve, objektivi i qeverisë italiane është që skema, e cila ka ngjallur edhe interesin e shumë vendeve të tjera europiane, të funksionojë sërish në vitin që po hyn.
Top Channel