Dhurata e “Fundjavë Ndryshe”, pajisje të reja për laboratorin e analizave në poliklinikën qendrore

23/12/2024 15:39

Laboratori i analizave ne poliklinikës qendrore është kompletuar me pajisje të reja të fjalës së fundit të teknologjisë mundësuar nga fondacioni “Fundjave Ndryshe “ çka do të rrisë cilësinë e analizave dhe shpejtësinë tyre, për një diagnozë sa më të saktë.

Janë mbi 300 mijë pacientë që marrin shërbim në këtë poliklinikë e që tanimë do ta përfitojnë në standarde të lartë. Drejtori i Fondacionit “Fundjavë Ndryshe” ofroi mbështetje edhe në vazhdim në sektorin e shëndetësisë.

“Kemi mundur të bëjmë një donacion, janë të gjitha aparatura të reja. Na vjen mirë se vijojmë misionin  për t’i shërbyer qytetarëve, por kjo është një mënyrë ndryshe. Kemi nisur nga këtu por do vijojmë në janar, mars, me projekte të tjera kombëtare”, u shpreh Arbër Hajdari.

Ministrja  e Shëndetësisë falënderoi Fondacionin “Fundjavë Ndryshe” dhe premtoi se me buxhetin e këtij viti kjo poliklinikë do të rinkonstruktohet bashkë me 107 qendra shëndetësore.

Fondacioni “Fundjave Ndryshe” njihet për kontributin ne luftën kundër varfërisë  se komuniteteve por tanimë  në fokus do të jetë shërbimi shëndetësor ndaj qytetarëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA