Rama shpërndan titujt e pronësisë në Himarë: Përmbyllim zotimin për shtëpitë në zonat me probleme, në 6 muaj u krye puna që pritej prej vitesh

22/12/2024 11:19

Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Himarë, ku shpërndau titujt e pronësisë për shtëpitë e trashëguara në zonat kadastrale me probleme.

Kreu i qeverisë tha se “po përmbyllim zotimin për këto objekte”. Sipas tij, në 6 muaj u krye puna që pritej prej vitesh.

“Ne do të vazhdojmë me AMTP-të, që janë një tjetër sfidë më vete si rezultat i problematikash, që e kemi thënë, e kemi shpjeguar, që të gjithë e dimë, pasi zona e Himarës, ashtu dhe disa zona të tjera të Shqipërisë kanë pasur problem të trashëguara si rezultat edhe i mungesës së azhurnimeve dhe i shumë mbivendosjeve. Në 6 muaj kemi bërë atë që pritej prej shumë e shumë vitesh dhe kemi arritur që të gjithë bazën e punës së bërë në kohë e mëparshme, ta shfrytëzojmë për ti dhënë ritëm procesit. Merita në këtë punë i takon vetëm Vangjel Tavos”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA