Tragjedia në prag Krishtlindjesh në Gjermani/ Thellohet bilanci, shkon në 4 numri i të vdekurve dhe 205 i të plagosurve

21/12/2024 11:47

Gjermania u trondit nga një sulm terrorist ku humbën jetën të paktën 4 persona dhe u plagosën 205 të tjerë të premten në mbrëmje.

Dhjetëra prej të plagosurve ndodhen në gjendje të rëndë për jetën. Ngjarja ka ndodhur në një treg Krishtlindjes në qytetin gjerman të Magdeburgut. Sulmi u cilësua si terrorist, pasi autori mori para turmën teksa qarkullonte me shpejtësi me një makinë.

Autoritet gjermane kanë arrestuar autorin e dyshuar, një mjek nga Arabia Saudite, i cili ka emigruar në Gjermani në vitin 2006.

Në lidhje me ngjarjen tragjike pati reagime nga liderët botërore, si presidenti francez, Emmanuel Macron, Urusla von der Leyen, shefi i NATO-s, Mark Rutte. Edhe kryeministri Edi Rama dhe presidenti Bajram Begaj reaguan në lidhje me sulmin terrorist, të cilët shprehën ngushëllimet për të prekurit.

Sulmi i së premtes vonë në Magedburg (20.12.) ka tronditur Gjermaninë dhe ka shkaktuar reagime të mëdha. Landi Saksoni-Anhalt shpalli ditë zie deri të hënën në mëngjes. Kancelari, Olaf Scholz pritet të vizitojë të shtunën vendin e ngjarjes. Scholz shkroi në X: “Mendimet e mia janë me viktimat dhe familjet e tyre. Ne qëndrojmë krah tyre dhe pranë njerëzve në Magdeburg”. Kancelari gjerman shprehu falënderimin e tij për “forcat e përkushtuara të shpëtimit në këto orë ankthi”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA