Gjermania u trondit nga një sulm terrorist ku humbën jetën të paktën 2 persona dhe u plagosën 69 të tjerë të premten në mbrëmje.
Autoritetet gjermane kanë arrestuar dhe identifikuar autorin e dyshuar si Taleb A., mjek nga Arabia Saudite.
Udhëheqësi i Saksoni-Anhalt, Reiner Haseloff tha se autori kishte jetuar në Gjermani që nga viti 2006. I dyshuari është një konsulent për psikiatri dhe psikoterapi.
Disa media gjermane vunë në dukje postimet e kaluara të të dyshuarit në mediat sociale, në të cilat ai thuhet se shprehte pikëpamje kritike ndaj Islamit dhe madje kishte paralajmëruar për “rreziqet” e një islamizimi të Gjermanisë.
I dyshuari e mori me qira makinën pak para sulmit, sipas raporteve që citojnë një burim sigurie, dhe nuk njihej për autoritetet se kishte një prejardhje islamike.
Top Channel