“Pse vendosët të përfaqësonit Shqipërinë?”/ Skiatorja Colturi në podcastin e Ramës: Vendimin e mora me familjen, krenar që përfaqësoj ngjyrat kuq e zi

21/12/2024 09:36

18-vjeçarja, Lara Colturi, me origjinë italiane përfaqëson Shqipërinë në sportin e skive duke mbajtur me krenari flamurin shqiptar në garat ndërkombëtare.

Gjatë podcastit “Flasim” me kryeministrin Edi Rama, Colturi dha arsyet se përse zgjodhi ta përfaqësojë Shqipërinë. Ajo deklaroi se vendimin e ka marrë me prindërit e saj, duke shtuar se ndihet krenare që përfaqëson ngjyrat kuq e zi.

Pjesë nga bashkëbisedimi:

Lara Colturi: Vendimin për ta përfaqësuar Shqipërinë e mora së bashku me prindërit e mi, me familjen time, për të qenë së bashku me prindërit e mi në pistë e kudo.

Edi Rama: Ky vendim është i mirëpritur nga ana jonë, vendosët të kalonit nga njëra anë e bregut të detit në tjetrin e të merrnit shtetësinë shqiptare.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA