Matteo Salvini, tani mund të marrë frymë lirisht: Zëvendëskryeministri italian u shpall i pafajshëm në procesin e gjatë gjyqësor kundër tij të lidhur me refuzimin e bërë në 2019-tën ankorimit të një anije shpëtimi me emigrant.
Gjyqtarët në Palermo rrëzuan dy akuzat e ngritura ndaj tij për pengmarrje dhe shpërdorim detyre. Prokurorët kishin kërkuar për Salvinin një dënim prej 6 vitesh burg. Kreu i partisë së krahut të djathtë Lega dhe një aleat i qeverisë së kryeministres Giorgia Meloni, vazhdimisht ka argumentuar se e konsideron veten fajtor vetëm për faktin se “donte të mbronte Italinë”.
“Unë premtimet e mi ai kam mbajtur gjithmonë, me luftën kundër emigracionit masiv dhe reduktimin e numrit të zbarkimeve dhe vdekjeve në det.”- shprehet Salvini.
Gjyqi ndaj Salvinit kishte nisur shtatorin e vitit 202, bazuar në akuzat se si ministër i brendshëm, kishte tentuar ndalimin e fluksit të klandestinëve në Mesdhe përmes bllokimit të porteve të Italisë. Aktakuza u paraqit nga prokurori i Agrigento, Luigi Patronaggio, i cili kishte kërkuar dhe sekuestrimin e anijes dhe evakuimin e njerëzve të ndodhur aty ndërsa palë civile në këtë çështje ishte dhe kapiteni i anijes Open Arms dhe disa nga personat e shpëtuar në det.
Open Arms qëndroi në det për gati tre javë dhe gjendja shëndetësore e emigrantëve në bord u përkeqësua ndjeshëm. Salvini i pati akuzuar rregullisht organizatat e ndihmave për emigrantët se në thelb inkurajojnë trafikimin e njerëzve.
Të dhënat e Ministrisë së Brendshme tregojnë se numri i emigrantëve të parregullt që kanë mbërritur në Itali përmes detit deri më tani gjatë vitit 2024 është vërtet në rënie, me është rreth dy të tretat më i ulët se në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – apo gati 45 mijë persona.
Top Channel