
Lezbike, e martuar me emigrante e me dy fëmijë/ Kush është liderja e AfD-së, Alice Weidel?
25/02 14:29
Top Channel ka siguruar pamjet pak minuta pas sulmit terrorist në tregun e Krishtlindjeve në Magdeburg të Gjermanisë.
Në video, duken dhjetëra qytetarë dhe turistë të shtrirë në tokë pasi i shpëtuan sulmit. Ata duken të frikësuar dhe në panik, pasi makina e autorit hyri mes turmës.
Nga informacionet paraprake, një person humbi jetën dhe disa të tjerë u plagosën.
Sulmi raportohet të ketë ndodhur rreth orës 19:04. Automjeti i përfshirë mësohet të jetë BMW i errët. Shoferi është arrestuar menjëherë pas ngjarjes që terrorizoi njerëzit.
Tregu i Krishtlindjeve u mbyll pas ngjarjes ndërsa autoritet bënë thirrje që të gjithë të largoheshin nga qendra e qytetit.
Top Channel