Pas sulmit terrorist me 2 viktima në një treg krishtlindjesh në Gjermani, ka reaguar Ministria e Jashtme e Shqipërisë, e cila konfirmon se nuk ka shqiptarë të lënduar.

“Thellësisht të tronditur nga lajmi për sulmin mizor në Magdeburg, i cili ka lënë dhjetëra familje të shkatërruara gjatë një periudhe që duhej të ishte e gëzueshme.

Zemrat tona janë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe popullit gjerman gjatë kësaj kohe të vështirë“-thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme shqiptare.

Në vendin e ngjarjes ishin edhe shqiptarë, të cilët dërguan pamje ekskluzive nga momentet e tmerrit.

Autori u fut mes turmës me një mjet tip “BMW” dhe eci me shpejtësi rreth 400 metra duke lënë të paktën 2 të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA