Dyshohet se ka shkuar në 2 numri i të vrarëve nga sulmi terrorist që ndodhi mbrëmjen e kësaj të premteje në një treg krishtlindjesh Magdeburg të Gjermanisë. Po ashtu, raportohet për dhjetëra të plagosur që po dërgohen në spital.
Policia lokale e Magdeburg dyshon se mund të ketë pajisje shpërthyese në mjetin që kaloi nëpër tregun e Krishtlindjeve.
Për shkak të këtyre spekulimeve, policia ka rrethuar dhe evakuuar zonën ku ka ndodhur ngjarja.
Autori me origjinë nga Arabia Saudite siç raporton Bild, ishte mjek.
Ai u fut mes turmës me një mjet tip “BMW” dhe eci rreth 400 metra duke lënë të paktën 2 të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur.
Nga pamjet e rënda të publikuara në rrjet, ora tregon 19.04 në momentin kur filloi tmerri. Njerëzit duket teksa shpërndahen të tmerruar.
Top Channel