Zëdhënësi i Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë së Kosovës Lamir Thaçi i është përgjigjur kërkesës së Top Channel në lidhje me kontrollet e shtuara kufitare për importin e mandarinës së Shqipërisë.
Thaçi ka hedhur poshtë lajmet se janë bllokuar apo kthyer mbrapsht ngarkesat me mandarina të Shqipërisë, ai pohoi për gazetarin e Top Channel Bekim Lekica se bëhet fjalë për shtim të kontrolleve kufitare dhe deri në pritje të daljes së rezultateve laboratorike ngarkesat me mandarina do të qëndrojnë në kufij.
Pak më herët AUV-Kosovës publikoi edhe njoftimin për shtimin e kontrolleve të mandarinës shqiptare.
“Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë është duke e monitoruar situatën e njoftimeve të dërguara nga RASFF për vendet e tjera. Për gjetje të prezencës se pesticideve mbi nivelet e lejuara në produktin mandarina ( mandarina/ clemantina te fërkata), me orgjinë nga Shqipëria. AUV nga mbrëmë ka ngritur masat e nivelit të kontrollit për ngarkesat me llojin e produktit mandarinë. Të gjitha kontingjentet apo ngarkesat me ketë produkte, përveç kontrollit inspektues të detajuar, merren mostra nga secila për testim laboratorik në me qëllim testimi/përcaktimi te nivelit te mbetjeve në pesticide përfshihet ( lloji parametri i dyshuar për testim ( MRL) në Chlorpyrifos dhe phosmet). Ngarkesat qëndrojnë në Pike Kontrollet Kufitare deri në rezultat te analizave laboratorike.
Përderisa Kosova nuk është e përfshirë në lajmërimet e RASFF, masën e vendosur e bëjmë me qellim të eliminimit të dyshimeve të ngritura. Synim kryesorë të punës tonë, qe buron edhe nga mandati ligjorë kemi mbrojtjen e shëndetit të qytetareve konsumator. Deri me tani nuk ka pasur asnjë element dyshues mbi ketë produkte. Jemi në kontakt me autoritete shqiptare në shkëmbim të informacioneve mbi secilën risi qe ndodh në gjetjet eventuale në produkte. Mbrojtja e konsumatorëve bëhet pa dallim”, thuhet në këtë publikim.
Top Channel