Agron Shehaj, ka njoftuar ndarjen përfundimtare me Partinë Demokratike, pas përplasjeve fizike sot në Kuvend me Flamur Nokën dhe debatin me Gazment Bardhin.
Shehaj pranoi se ka pasur komunikime me PD-në, por pas ditës së sotme gjithçka zerohet. “Rrugët tona ndahen”, tha ai gjatë deklaratës për mediat, jashtë Kuvendit.
“Garda e komanduar nga Edi Rama, e komanduar nga kryetarja e Kuvendit e lejoi që kjo të ndodhte në Kuvendin e Shqipërisë. Lejoi që një deputet i opozitës që donte të merrte fjalën për vjedhjen që i ishin bërë shqiptarëve, për një aferë 1.3 mld euro të dhunohej brenda në Kuvendin e Shqipërisë. Shqiptarët e gjykojnë vetë. Kur bën një opozitë të vërtetë, kur flet për një vjedhje, të gjithë bëhen bashkë për të ndaluar dhe penguar që kjo gjë të ndodhë edhe në Kuvendin e Shqipërisë.
Kisha një raport me PD-në që fatkeqësisht u prish sepse nuk ishin dakord që unë të bëja një opozitë të vërtetë. Në momentin që vendosin që për skandalin 1.3 miliardë euro nuk duhet folët, rrugët tona këtu ndahen. Ajo që për 3 orë rresht nuk e bëri as Rama as Garda, asnjë maxhorancë tjetër në këto 33 vjet, e bëri një përfaqësues i opozitës që largoi me dhunë një tjetër përfaqësues të opozitës.”, tha Agron Shehaj.
Shehaj bllokoi foltoren e Kuvendit për rreth 3 orë. Ai u shty nga deputeti i PD, Flamur Noka dhe për pasojë Shehaj lajmëroi ndarjen nga Partia Demokratike.
Top Channel