Projektligji për faljen e gjobave/ Bardhi përplasje me Gogun: Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave! Deputeti i PS: Doni, s’doni ju do ta votojmë

19/12/2024 10:23

Projektligji për faljen e gjobave ka përplasur deputetin socialist Toni Gogu me atë demokrat Gazment Bardhi.

Bardhi tha se duhet të ketë një  vendimmarrje nga ana e Këshillit të Ministrave, ndërsa nga ana tjetër, Gogu i bëri thirrje opozitës që të bashkohen me maxhorancën dhe ta votojnë.

Bardhi: Duke shfrytëzuar sensibilitetin që ka çështja, respektimi i rregullores është ajo që udhëheqës, ky projektligj është depozituar në datë 5 dhjetor para 2 seancave ju njoftuat se ka një kërkesë me procedurë të përshpejtuar, nuk ishte depozituar endem, nuk u hodh në votim, nuk ka asnjë vendim të kuvendit me procedurë të përshpejtuar, ai mund të e keni futur për miratim, madje komisionet e kanë marrë në shqyrtim, duke qenë jo qeveritar do duhet të sjellë mendim me shkrim këshilli i ministrave. Nuk ka asnjë vendimmarrje të Këshillit të Ministrave.

Gogu: Lërini lojërat, nëse keni fije konsideratë për atë komunitet bashkohuni me ne ta miratojmë. Doni, s’doni ju do ta votojmë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA