“Parashqevia i ka kënduar regjimit”, sopranoja shqiptare me banim në SHBA replikë me akademiken Godole: Këngët popullore nuk ishin propagandë për partinë

19/12/2024 16:34

Nga Moza Demiri

Para dy ditësh lexova një status të Jonila Godoles në lidhje me këngëtaren Pareshqevi Simaku duke vazhduar edhe dje, me të njëjtat argumente te shtetpa dhe tërësisht të sajuara se Parashqevi Simaku, paska kënduar për Enver Hoxhën dhe ka pasur idolatrie për Enver& Nexhmie Hoxhën.

Sëpari, si njeri dhe më pas si grua, si muzikante dhe si nënë te cilën zonja Godolja nuk e kupton çdo të thotë.
Ai ishte ky momenti ku gjendet Simaku për një diskutim të tillë?! Një njeri me humanitet dhe me vlera njerëzore nuk e godet njeriun kur është i shtrirë në tokë.

Pareshqevia i ka kënduar regjimit?

Këngët e Simakut janë këngë pa partishmëri dhe këngë që këndohen për nënën, për dashurinë, për rininë te cialat janë edhe sot të këndueshme.
A ka pasur kontribute Parashqevia në ashpërsinë e regjimit?
Unë mendoj që jo për kohën kur këndoi.
A mund ti fusim këngët popullore në propagandë për partinë që ajo interpretonte aq bukur dhe me embëlsi? Absolutisht që jo.

Kjo Godolja na jep si raste si kundërshti të regjimit, Edi Luarasin, që padyshim ka qenë aktore brilante dhe Bujar Kapexhiun sepse u dënuan në Festivalin e XI, si prezantues.

Mosnjohja në këtë fushë nuk j’a justifikon injorancën Godoles. As Edi as Kapexhiu nuk kishin bërë ndonjë akt kundër rrymës të socrealizmit, por kishin luajtur ato filma dhe drama që ishin shumë më propogandë se këngët e Parashqevisë.
Mos Godole i quan filmat “Ngadhnjim mbi vdekje” dhe “Duel I heshtur” kunder regjimit the jo propogandë?! Je qesharake Godole!

Ngjarjet dhe njerëzit duhen gjykuar në konteksin e kohës dhe jo nga pozitat e sotme. Sốt është shumë e lehtë të drejtosh gisht.

Festivali XI ishte produkt i një “liberalizimi” që erdhi po nga vetë Enver Hoxha pas Revolucionit Kulturor Kinez” dhe u lëshua gijotina mbi artin the kulturën po nga Enver Hoxha.
U dënua Mihal Laurasi për “Njollat e Murme” Todi Lubonja dhe Fadil Paçrami.

Po ta shikosh “Festivalin e XI” sot, nuk ka asgjë ekstravagante për kohën dhe “liberalizimin”e kohës. Ky është një diskutim tjetër dhe i gjatë!

Të kthehemi tek Parashqevia për të dalë tek Godolja dhe “äntikomunizmi” saj si qëllim përfitimi dhe jo dekomunistizimi propagandistik që tashmë është bërë bajat duke kapur fondacione dhe përfituar nga këto fondacione.

Parashqevi Simaku del në skenë në moshën 16 vjeçare nga një familje e thjeshtë punëtorësh në Kavajë, falë talentit të saj. Kulmin e skenës e arrin në vitet 1985-1990 pas vdekjes diktatorit, ku u liruan pak litarët në art dhe ra pak partishmëria.
Personalisht nga Akademia e Arteve kam qënë me Parashqevinë në disa koncerte qeveritare( që beheshin në atë kohë me raste festash) ku përballë kishim Enverin me kompaninë e tij ku nuk kishte zot trimi të kundërshtonte sepse dihej fundi i çdokujt. Simaku në të gjitha rastet e mbaj mend vetëm me këngët e shqiperisë së mesme dhe jo partie apo komuniste! I bie të isha unë më “komuniste” që këndoja këngën e Mine Pezës me korin e TOB! A thua është bërë ndonjë krim?! apo është Godole me injorancën e saj të kapet pas bishtit të sopatës dhe jo me sopatën e asaj kohe!

Përse Godole duhet të përfaqsojë luftën për “dekomunistizimin” nëpërmjet Fondacionit Ajdenhaur duke I kontrolluar kjo parat e fondacionit të cilat nuk ja kontrollon njeri.

Godolja e ardhur nga një familje që i ka shërbyer regjimit në Komitetin Ekzkutiv të Fierit dhe më pas transferuar në Komitetin Ekzekutiv në Sarandë buzë detit Jon dhe agrumeve, e quan veten të persekutuar?!

Godolja është mirë të heshtë dhe të numëroi paratë e fondacionit dhe mos të ulërasi në ajër sepse ka nje dozë të mjaftueshme injorance e cila e shprehu në media disa herë që “nuk di gje” “nuk mbaj mend” “nuk e njoh mire” aman vëmëndjen e gjëndjen e trishtë te artistes donte me pa tjetër ta merte!
Hajde Godole, liro hapësirën dhe meru me atë që di të bësh më mirë vjedhjen e fondeve sepse për “dekomunistizimin” nuk je njeriu i duhur, nuk ke absolutisht asnjë lloj lidhje me te!

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA