“Nuk e bëj dot burrë zotin Shehaj, po bën populizëm”, Balluku: Kishte frikën tuaj kur protestonit, mori 2 herë raport mjekësor

19/12/2024 12:00

Zv. Kryeministrja Belinda Balluku i është përgjigjur deputetit Sula, i cili i doli në mbrojtje deputetit Agron Shehaj, i cili kërkonte interpelancë me ministren.

Balluku akuzoi Shehajn se ai mori 2 herë raport mjekësor për t’iu shmangur interpelancës me të pasi kishte frikë nga deputetët demokratë.

Sula: The që Balluku ka ikur jashtë. Vijoni të bëni gabim pas gabimi, jeni kapur mat që keni gabuar

Spiropali: Nuk ta lejoj, nuk gënjej kënd. Kërko falje, pastaj merr fjalën për procedurë.

Balluku: Dhe jashtë shtetit dhe ku doni ju jam, kthehet njeriu Dhurata, s’e kuptoj ku është gjithë kjo. Agron Shehaj ka marrë 2 herë raport mjekësor se kishte frikën tuaj, populizmit të zotit Shehaj nuk keni pse i jepni flatra, unë jam jashtë, jam në kantiere, s’kam munguar kur kam pasur intrerpelancë. Po Ina si e kishe hallin ti? S’ka gënjyer kryetarja. S’mund të vimë në seancë pasi kthehemi? Tani unë nuk e bëj dot burrë zotin Shehaj. Kam qenë më 3 tetor për interpelancë kur ju protestonit.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA